Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur këtë person…

05/28/2021 10:45
nga:M K

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Malë SEJFIJAJ i lindur më 01.08.1986 në Gllogjan- Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected].

LEXO EDHE:

Milaim Zeka kërcënohet me vdekje