Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar një qytetar të dyshuar për prezantim të rrejshëm dhe për vjedhje.
Këtë e ka konfirmuar vetë PK përmes një komunikate dërguar mediave, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.
Te nderuar,
Nëse ka dikush informacion në lidhje me të dyshuarin Burhan Cej, të informoj policinë menjëherë.
Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren është duke hetuar rastin “Vjedhje në Tentative” dhe “Prezantim i rremë”.
Informatat mund të percillen përmes numrave zyrtar si më poshtë:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355
Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.
Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike [email protected] apo ne aplikacionin “Lajmëro Policinë”.
Bashkangjitur e keni foton dhe të dhënat e personit të dyshimtë i cili po kërkohet nga Hetimet Rajonale në Prizren.
LEXO EDHE:
Enver Sekiraqa del para gjykatës, po akuzohet për nxitje në vrasjen e të ndjerit Triumf Riza


