Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

06/04/2021 13:58
nga:Y I

Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonale e Pejës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Pelurat Myderizin nga Peja.

Sipas komunikatës së Policisë, i njëjti akuzohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Derisa, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, nga Policia kanë thënë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 04 qershor 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Mitrovicë- dega Skenderaj, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

 PLEURAT (Gëzim) MYDERIZI i lindur me 19.03.1979 në Pejë

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

 “Vjedhje e rendë”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]