Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në veri të vendit, ku një shtetas i Serbisë po transportonte rreth 1620 litra vaj ushqimor, pa asnjë dokumentacion, raporton Gazeta Blic.
Policia ka njoftuar se Prokurori është njoftuar me rastin, ku rasti është iniciuar si “Tregti e ndaluar” dhe malli është dërguar në Terminal Doganor.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pranë brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Terminal Doganor.



