Policia ka kapur një grup sirianësh që lëviznin ilegalisht në Skenderaj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia i ka ndaluar disa sirianë, pastaj ka ardhur Njësia e Migracionit prej Prishtinës dhe tani po merren me ta”, tha ai.
Zahiti tha se nuk dihet numri i sirianëve, ndonëse më herët pati raportime në media se ka qenë një grup prej rreth 40 personash.


