Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin në Siqevë të Prishtinës

06/27/2021 17:41
nga:Q R

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti, që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Vetksident në fshatin Siqevë të Prishtinës – lëndohet rëndë ngasësi i automjetit