Lajme

Vetksident në fshatin Siqevë të Prishtinës – lëndohet rëndë ngasësi i automjetit

06/27/2021 16:37
nga:Q R

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një vetaksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Telegrafi mëson se vetura ka dalë nga rruga, ndërsa ngasesi i vetures ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lidhur me rastin, policia ende nuk ka dhënë detaje.

Vuçiq: Gjithçka mund të ndryshojë, por përgjigja ime për njohjen e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë