Lajme

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq daja i deputetit të LVV-së

07/26/2022 09:23
nga:Astrit Gashi

Gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti trafiku ka vdekur një person në Rahovec.

Ndërsa një person tjetër është ndaluar nga prokuroria si i dyshuar për shkaktimin e aksidentit.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar i dyshuari që ka goditur veturën, ndërsa i dyshuari tjetër pas tretmanit mjekësor me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Deputeti i LVV-së, Visar Korenica ka njoftuar se personi i cili ka vdekur është daja i tij.