Lajme

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Komoran

12/13/2023 20:20
nga:Y I

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Komoran të Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se rasti është duke u hetuar.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, ka deklaruar Krasniqi .

Aksident i rëndë trafiku në Komoran, katër të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike