Tre persona janë therur me thikë në Komunën e Obiliqit.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfrimuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit,në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti” thuhet nga policia e Kosovës.


