Lajme

Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të veriut, nuk dihet origjina

01/23/2024 14:59
nga:Sh R

Një depo afër stacionit të Autobusëve që besohet të jetë menaxhuar nga Spitali i Mitrovicës Veriore është cak i një bastisjeje që po kryhet nga Policia e Kosovës në veri.

Policia po shoqërohet nga zyrtarë nga Dogana dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Medicinale.

Këtë për Gazeta Blic, e bëri të ditur, zv. Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacioneve se në një depo/magazinë në afërsi të stacionit të autobusave policia ka reaguar dhe kemi kuptu se aty ka produkte medicionale për të cilët nuk dihej origjina. Sot kemi thirr doganën dhe agjensin e kosovës për produkte medicionale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptu se kjo depo mund të kishte produkte medicionale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovica Veri. Tani së bashku me personelin e spitalit jemi në proces të verifikimit të kësaj depoje”, tha Elshani për Gazeta Blic.