Pas konfiskimit të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese në Veri të vendit, Policia e Kosovës thërret konferencë për media, e cila i dedikohet këtij rasti, raporton Gazeta Blic.
Konferenca do të mbahet sot më (5 shtator), duke filluar nga ora 15:30 dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri.
Njoftimi i plotë:
Ftesë për media
Prishtinë, 05 shtator 2023,
Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila i dedikohet rastit të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.
Në konferencën e cila do të mbahet në DRP-Mitrovicë Veri, do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Mitrovicë Veri.
Datë : 05 shtator 2023
Koha: 15:30
Vendi: Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Veri
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.


