Lajme

Policia e Kosovës me plan operativ për festat e fundvitit

12/30/2022 16:27
nga:Y I

Përmes një komunikate pëe media, Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit është hartuar dhe vënë në zbatim plani operativ në lidhje me festat e fundvitit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Qëllimi i këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore të bëhen patrullime të shtuara për të ofruar siguri.

“Qëllimi i hartimit të këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore dhe vigjilencës së zyrtarëve policorë të arrihen patrullime të shtuara, prezencë policore më e madhe në terren, përfshirë sheshet ku pritet të ketë më shumë qytetarë si dhe prezencë policore në rrugë për të ofruar siguri në trafik”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë: