Lajme

Policia e FSK-së në trajnimin për kontrollin e turmave e monitoruar nga karabinierët italianë

04/29/2023 18:22
nga:Astrit Gashi

Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin nën monitorimin e karabinierëve italianë për kontrollin e turmave.

Ky trajnim sipas FSK-së, po realizohet bazuar në planin bilateral që ka me Italinë.

“Në vitin 2022 Policia Ushtarake ishte pjesë e trajnimit trajno trajnerët në Gorizia të Italisë dhe këtë vit është vazhduar ky aktivitet në Kosove, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimin e përvojave me karabinierët. Tre instruktor karabinier kanë ardh në Kosovë dhe janë duke monitoruar trajnimin dhe shpërndarë përvojat e tyre me Policinë Ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.