Lajme

Policia deklarohet për aksidentin e rëndë në Koshtovë

12/04/2025 16:10
nga:N K

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe konfirmoi lëndimin e një personi.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 15:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin Koshtovë . Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar një person”, tha ai./KlanKosova/.