Lajme

Policia apelon qytetarët: Kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik

12/06/2024 10:11
nga:N K

Policia e Kosovës apelon qytetarët për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik për të parandaluar aksidentet dhe humbjet e jetëve njerëzore.

Policia kërkon që të respektohet shpejtësia e lejuar dhe rregullat e trafikut.

“Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në trafik për të parandaluar aksidentet dhe humbjet e jetëve njerëzore.

“Ngadalësoni, familja ju pret. Mos e mbyllni para kohe rrugëtimin e jetës tuaj!”
Respektoni shpejtësinë e lejuar dhe rregullat e trafikut.
Mos harroni: jeta e humbur nuk kthehet.
Ruani sigurinë tuaj dhe atë të të tjerëve në rrugë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/GazetaBlic/