Lajme

Polici që u gjet i vdekur në Drenas ishte ushtar i UÇK-së

04/30/2022 18:57
nga:Astrit Gashi

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Xhemajl Muja nga Komuna e Drenasit, siç raportuam më herët, sot ka humbur jetën, pasi që ka rënë në bunar.

I ndjeri, ishte nga fshati Gradicë e Drenasit dhe ishte veteran i luftës, pasi kishte shërbyer në Brigadën 114 të UÇK-së.