Zyrtari i Policisë së Kosovës, Anton Cena arriti sukses të madh në garat e policisë, zjarrëfikësve dhe doganierëve që u mbajt në Spanjë duke fituar tre medalje të arta për Kosovën.
Anton Cena ka folur për ‘GazetaBlic‘ ku ka treguar eksperiencën e tij në Spanjë dhe dedikimin që i bëri për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.
“Si u ktheva në Kosovë, shkova direkt tek familja e heroit Afrim Bunjaku dhe ia dhurova ta mbajnë kujtim. Në aeroport më pritën me flamurin e brigadës së UÇK’së 138 Agim Ramadani, dua që kur të vdes, të ma mbulojnë arkivolin me të“, tha ndër të tjerash Cena.
“Sfida e fundit ishte noti 2000 metra në ujëra të hapur, meqë Spanja ka det atëherë ne notuam në detin e hapur 2000 metra ku u stolisa me medaljen e artë. Gjatë pothuajse 40 minutave not në mendjen time qëndronte medalja e artë. Arsyeja e saj ishte sepse këtë medalje dëshiroj t’ia dedikoj heroit, Afrim Bunjaku i cili ra duke luftuar bandat kriminale serbe”.


