Sporti

Polemika me Vinicius vazhdon në Spanjë, këtë herë prek lojtarin e Atletico Madrid

09/19/2022 17:31
nga:L J

Dy ditë pas deklaratave të diskutueshme të Kokes për festimet e lojtarit brazilian Vinicius Jr, në skenë hyri edhe Matheus Cunha.

Sulmuesi i Atletico Madrid iu drejtua mediave sociale për të mbrojtur bashkatdhetarin e tij, i cili është akuzuar për festime të diskutueshme, dhe gjithashtu për të mbrojtur veten pasi u shfaqën imazhe në të cilat të dy duken të përqafuar me njëri-tjetrin para ndeshjes.

Postimi është bërë pas derbit të Madridit, në humbjen 1-2 të Atleticos në shtëpi.

“Vini u ofendua nga një racist që kishte mikrofon në një emision televiziv. Kushdo që ka parë intervistën e kapitenit tonë e di se ai kishte të drejtë. Secili bën atë që dëshiron kur shënon, por, natyrisht, asnjë publiku nuk i pëlqen të shohë kundërshtarët e tij duke kërcyer në shtëpinë e tyre. Ajo që doja më shumë ishte të shënoja, të ndihmoja shokët e skuadrës dhe të kërceja për të lumturuar tifozët e mi”, shjroi Cunha.

/GazetaBlic Sport