Kylian Mbappe e gjeti veten të hedhur në mes të dramës që po mundon familjen Pogba.
Sipas Mathias, lojtari i Juventusit, Paul Pogba foli me një mjek për t’i bërë magji të zezë lojtarit të PSG-së, përcjell GazetaBlic Sport.
I pyetur për këtë çështje në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin, Mbappe ishte i qartë. “Do të besoj te kolegu im, edhe për të mirën e ambientit të ekipit”, shpjegoi ai.
Kujtojmë se autoritetet franceze po hetojnë Mathias si pjesë e një grupi që dyshohet se tentoi të zhvaste 13 milionë euro nga francezi.
/GazetaBlic Sport/


