Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona që ishin të përfshirë në një rrahje, raporton GazetaBlic.
Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Personi i lënduar ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Lidhur me rastin, sot rreth orës 01:00, në stacion policor janë shoqëruar tre personat e përfshirë, të cilët pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për veprat sulm dhe lëndim trupor”, thuhet në njoftimin e PK-së.


