Chelsea po përballet me krizë të rezultateve në këtë edicion të Premierligës.
Skuadra angleze pas shkarkimit të Potter ka si trajner të përkohshëm legjendën e klubit, Frank Lampard i cili aventurën e tij te Chelsea e ka nisur disa humbje radhazi, shkruan GazetaBlic Sport.
“Blutë” po mendojnë për një trajner më afatgjatë për sezonin e ri ku disa nga emrat favoritë janë Nagelsmann dhe Pochettino.
Sipas Independent, negociatat me trajnerin argjentinas rezultuan shumë më të avancuara se me kandidatët e tjerë.
Sipas burimit, Pochettino ka diskutuar me Chelsea jo vetëm kohën e prezantimit, por edhe transferimet e mundshme të verës.


