Sporti

Po zhvillon sezon të jashtëzakonshëm, kjo pritet të jetë skuadra e re e Rey Manaj

03/01/2024 17:13
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj po zhvillon një sezon fantastik në Turqi.

Manaj ka realizuar 14 gola në 23 nedshje me fanellën e Sivasspor në Superligën turke, shkruan GazetaBlic Sport.

Paraqitjet e tij fantastike kanë marrë vëmendjen e disa skuadrave të ndryshme evropiane, por që duket se e ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi.

Sipas asaj që raporton mediumi turk, ‘Sabah’, Besiktas do t’i bëjë një ofertë mbi 10 milionë euro Sivassporit për sulmuesin shqiptar Rej Manaj në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se a do të kemi një bashkim të tre shqiptarëve tek ‘Shqiponjat’, Rashica, Muçi dhe Manaj.

/GazetaBlic Sport/