Sporti

Po vëzhgohet nga skautët e Besiktas, kush është Naxhi Berisha – talenti i FC Prishtinës që pritet të “shpërthejë”

01/17/2022 10:32
nga:L J

Futbollisti i talentuar Naxhi Berisha është pa asnjë dyshim një nga lojtarët në të cilët FC Prishtina po shpreson dhe synon në të ardhmen e afërt.

Sulmuesi 17 vjeçar la pershtypje të mira në paraqitjen e tij në ndeshjen miqësore në turneun memorial kushtuar Favzi Rames dhe Faton Domit ku luajti me ekipin e parë të kampionëve aktual të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ardhja e trajnerit Abdula Ibrakovic tek skuadra e Prishtinës, normalisht se do t’i shkojë përshtati Berishës, pasi trajneri boshnjak ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të fokusohen tek akademia dhe tashmë e ardhmja e futbollistit 17 v jeçar është në duart e tij.

Vlen të potencohet se Naxhi Berisha u ftua edhe te kombëtarja U19 e Kosovës për të cilen ka zhvilluar dy ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Berisha është duke u vëzhguar nga skauti i skuadrës turke Besiktas, Eser Gokulu.

Në rast se lojtari vazhdon me paraqitje të mira, ai lehtësisht mund të transferohet në një kampionat më të fortë pas një kohe jo shumë të gjatë.

Interesim per futbollistin e ri kane shfaqur edhe disa klube tjera nga Turqia, Gjermania si dhe Holanda. Sulmuesi perspektiv është nën menaxhimin e kompanisë “SEE Talents”.

/GazetaBlic Sport