Lajme

‘Po tutemi që po na i thejnë xhamat’ – Qytetarët e shqetësuar nga dëmtimi i rrugës

07/03/2024 17:52
nga:G B

Pjesa e parë e emsionit Raport në Kanal 10, po vazhdon të pranoj ankesa të ndryshme nga qytetarët në Prishtinë dhe tutje.

Së fundi dy qytetarë, në punimet afër sheshit në Prishtinë janë ankuar ndaj ndërtimeve që po bëhen në atë pjesë, e që njëri prej tyre lë në faj inspektoriatin e kryeqytetit.

“Me të vërtetë është shqetësuese, ne e kemi ndaj komunës për shkak se ata po e lejojnë në fillim në mënyrë jo ligjore, jo të duhur ndërtimet e tilla e pastaj edhe kur po ndërtohen, ndërtesa atëherë është problem me u zgjidh çështja. I tërë problemi mendoj që është tek komuna, inspektoriati në komunë të cilët rrijnë në zyre, flejnë dhe nuk vijnë me i pa kur është ndërtu kjo ndërtesë, se tash edhe me ardh 10 herë në ditje, është ndërtu më kjo ndërtesë”, tha ai.

Ndërkaq qyetari tjetër u ankua lidhur me kanalin për të cilin ishte premtuar se pas punimeve, do rregullohej.

“Shqetësimi im është i kahmotshëm, por tash shqetësimi i fundit lidhet me këtë këtu, kanalin të cilin e kanë hapur para Bajramit, para datës 16 të muajit të kaluar dhe fjaët kanë qenë që posa të kryhen punimet të bëhet diçka, këta i kanë kry punët e veta dhe juve bëni ç t doni, ankohuni ku të doni. Kjo pamje nuk është në rrethinë të Prishtinës apo në ndonjë fshat, është 200 300 metra prej sheshit, këta gurë mundet me ndodh me i thy xhamat e lokaleve, vetura kalon na e gjun ndonjë gur e pastaj neve na dëmton”, tha ai për Kanal 10.