Sporti

Po shkëlqen tek Liria në këtë sezon, Andri Stafa: Tifozët na motivojnë – do luftojmë në çdo ndeshje për t’u rikthyer tek rezultatet

11/14/2023 21:26
nga:Lorik J

Skuadra e Lirisë ka në radhë e tyre një mesfushor që po shkëlqen në këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Andri Stafa, mesfushori i talentuar shqiptar po shkëlqen me paraqitjet individuale tek Liria.

Stafa potencon se është tejet i lumtur me besimin që ka tek skuadra nga Prizreni, e shpreson të vazhdojë me këtë formë deri në fund.

“Individualisht po shkon çdo gjë mirë dhe jam shumë i kënaqur deri tani tek Liria, minutat i kam marrë të plota – shpresoj të vazhdoj kështu deri në fund të sezonit”, tha fillimisht Andri Stafa për ‘GazetaBlic Sport’.

“Ekipi ka shumë lojtarë cilësor, prodhojmë një futboll të bukur dhe të mirë dhe them se do rikthehemi tek rezultatet pozitive”, vazhdoi ai.

Stafa shton se skuadra e tij ka përkrahje të madhe nga tifozët, andaj duan të rikthehen tek rezutatet pozitive, gjë për të cilën po punojnë maksimalisht.

“Mbështetja e tifozëve nuk ka munguar asnjë moment dhe na kanë motivuar shumë dhe them se ne do luftojmë në çdo ndeshje për t’u rikthyer te rezultatet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport