Sporti

Po shkëlqen me Newcastle United, Interi kërkon transferimin e Allan Saint-Maximin

04/03/2023 18:27
nga:L J

Inter ka shprehur interesim për nënshkrimin e anësorit të Newcastle United, Allan Saint-Maximin gjatë afatit kalimtar të verës.

Francezi luajti mirë ndaj Manchester United dhe kjo u bëri përshtypje skautëve të klubit italian që ishin të pranishëm në St James’ Park për ta parë atë.

Pavarësisht nga dhuntia e tij, Saint-Maximin nuk ka qenë gjithmonë emri i parë në listën e ekipit të Eddie Howe me menaxherin që dëshiron një normë më të lartë pune nga lojtarët e tij.

Sevilla dhe AC Milan kishin një përpjekje të në huazimin e 26-vjeçarit në janar, por Interi është më serioz pasi ata mendojnë për një ofertë verore.

Vlerësimi i Newcastle për anësorin francez do të jetë kyç pasi ata duhet të mbajnë të balancuar rregullin e Fair Play Financiar.

/GazetaBlic Sport