Sporti

Po shkëlqen me Benfican, Manchester United interesohet për yllin portugez që ka klauzolë 120 milionë euro

03/27/2023 14:05
nga:L J

Goncalo Ramos është tashmë një nga emrat më të lakmuar në tregun ndërkombëtar të transferimeve përpara verës së ardhshme.

Siç raporton Record, qendërsulmuesi i Benfica-s dhe i kombëtares portugeze ka kontakte me Manchester United, pasi klubi anglez është i interesuar edhe për profilin e tij në merkato, përcjell GazetaBlic Sport.

Ramos ka një klauzolë prej 120 milionë euro në marrëveshjen e tij me Benfican.

21-vjeçari ka treguar klasin e tij këtë sezon, duke shënuar 24 gola dhe duke bërë 10 asistime në 36 ndeshje.

/GazetaBlic Sport