Sporti

Po negociohen detajet e fundit, kjo do të jetë skuadra e re e Romelu Lukaku

08/26/2023 14:48
nga:Mergim Rreci

Roma do të jetë skuadra e re e Romelu Lukakut.

Fillimisht u aludua se Roma do të paguante 10 milionë euro “bluve” të Chelsea, për të siguruar kartonin e Romelu Lukakue, në huazim, mirëpo nuk ka ndodhur kështu me “verdhekuqtë” që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga londinezët.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat e huaja, kryeqytetasit italianë i kanë ofruar “bluve” 4 milionë euro dhe këta të fundit, duket se kanë vendosur të ulin kërkesat e tyre dhe tanimë kërkojnë vetëm 7 milionë euro për huazimin e belgut.

Përsa i përket pagës së lojtarit, e gjitha do të paguhet nga “verdhekuqtë”, me lojtarin që vendosi të ultë dhe shumë e parave të tija, duke e çuar në 7 milionë euro në sezon, shifër kjo që kënaq gjithashtu kërkesat e Chelsea, të cilët nuk dëshironin të paguanin asnjë qindarkë për “bomberin” belg.