Sporti

Po i mungon shumë FC Prishtinës, Gashi zbulon se kur mund të rikthehet në fushë

11/06/2023 14:13
nga:Lorik J

Një nga lojtarët që po i mungon FC Prishtinës në këtë sezon padyshim se është mesfushori Kushtrim Gashi.

Futbollisti i njohur kosovar, Kushtrim Gashi kishte pësuar dëmtim në finalen e Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit në muajin qershor dhe nga ajo periudhë nuk ka mundur të rikthehet, shkaku i rrezikshmërisë së lartë.

Gashi ka potencuar se rikuperimi i tij po shkon shumë mirë, megjithatë shkaku i rrezikshmërisë së lëndimit (nervi i këmbës), nuk po përshpejtohet rikthimi i tij në fushat e blerta.

“Jam afër rikthimit, por rrezikshmëria e lëndimit ka qenë tepër e madhe. Nuk duam të ngutemi me rikthimin, por po punoj që të jem gati në dy apo tri ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor. Në rast se nuk arrijë, atëherë nga janari do jem 100% i gatshëm për të luajtur”, ka thënë shkurtimisht Kushtrim Gashi për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se në vitet e fundit, Kushtrim Gashi ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në futbollin kosovar.

/GazetaBlic Sport