Lajme

Po festonin pas mesnatës me gjuajtje armësh, policia sekuestron një armë në Vushtrri

08/03/2021 08:42
nga:M K

Pas mesnatës, më saktësisht në ora 01:40 minuta të datës së sotme, Policia në stacioni në Vushtrri, është informuar se në një shtëpi në fshatin Druar të kësaj komune, ka pasur gjuajtje me armë, derisa po zhvillohej një aheng familjar.

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja”, thuhet në raporin policor.

Tutje bëhet e ditur se në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.