Sporti

Po e mahnit botën me paraqitjet e tij në fushë, 16 vjeçari Lamine Yamal: Nëna ime ka frikë kur unë startoj për Barçën

08/28/2023 08:58
nga:Lorik J

Lamine Yamal zbuloi emocionet e vërteta të nënës së tij kur ai paraqitet për Barcelonën. 16 vjeçari pati një paraqitje të jashtëzakonshme për gjigantët katalanas të dielën pasdite.

Yamal mori titullin e lojtarit të ndeshjes, ndërsa Barcelona mori një fitore emocionuese 4-3 kundër Villarrealit në Estadio de la Ceramica, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe pse nuk e gjeti rrjetën, 16-vjeçari dha një asist, duke shënuar një tjetër moment historik në karrierën e tij të lulëzuar.

Pas ndeshjes, i riu spanjoll u pyet për emocionet e nënës së tij – Sheila Ebana – ndërsa karriera e tij vazhdon trajektoren në rritje.

“Nëna ime ka frikë për mua kur startoj, por më mbështet shumë”, tha ai për Direto Gol.