Mesfushori i Barcelonës, Gavi thuhet se ka vendosur se nuk do të largohet nga klubi pavarësisht interesimit nga Chelsea. Spanjolli do të bëhet lojtar i lirë në verë pasi kontrata e tij e re nuk është regjistruar nga La Liga.
Sipas një raportimi nga mediumi Sport, Gavi i ka thënë trajnerit të Barcelonës, Xavi se nuk ka në plan të largohet nga klubi këtë verë. Ai synon të presë që ata të zgjidhin gjërat dhe të regjistrojnë kontratën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Drejtori i futbollit të Barcelonës, Mateu Alemany, foli për situatën e kontratës në fillim të këtij viti dhe pohoi se ata ishin të sigurt për ta mbajtur mesfushorin.
“Gavi rinovoi për katër sezone dhe ai ka tre të tjera për të përfunduar. Sigurisht që ai do të respektojë kontratën e tij. Për më tepër, ne jemi të bindur se jo vetëm që ai do të përmbushë kontratën e tij, ai do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë”, tha ai për DAZN.
/GazetaBlic Sport


