Sporti

“Po dëgjohen më shumë se ju”, publikohen pamjet kur Thiago kërkon më shumë mbështetje në ‘Anfield’ gjatë ndeshjes me Ajaxin

09/15/2022 08:54
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpoolit ka fituar të martën ndaj Ajaxit me rezultatin 2:1, me shumë vështirësi.

Liverpool triumfoi ndaj Ajax me golin e Matip të realizuar në momentet e fundit të ballafaqimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Një moment interesant ka ndodhur gjatë pjesës së dytë, kur Thiago Alcantara u largua nga fusha e lojës, për t’ia liruar vendin Bajcetic.

Ai teksa largohet nga fusha, iu afrohet tifozëve të Liverpoolit dhe me gjestet e tij lë të kuptohet se më shumë po dëgjohen tifozët mysafirë, sesa ata vendas.

Ai bën me shenjë që të përkrahet më shumë ekipi i tyre.

Më poshtë keni pamjet: