Utah Jazz ka vuajtur kohët e fundit. Është shumë e lehtë të kuptohet se rikthimi i Rudy Gobert i ndihmoi ata që të këndellen dhe të kthehen tek fitorja.
Skuadra e Utah Jazz ka mposhtur Nuggets me rezultatin final 125-102, shkruan GazetaBlic Sport.
Basketbollisti Rudy Gobert ishte fantastik në këtë përballje dhe në parket tregoi se sa vlen.
Në një moment, ai mori topin dhe goditi nga fillimi i fushës së ekipit të tij, duke shënuar pikë të jashtëzakonshme… por që në fund nuk u numëruan, shkaku i kohës!
Nuk u llogarit si pikë, por gjuajtja nga Rudy Gobert u bë shumë shpejtë hit në rrjetet sociale.
Më poshtë keni momentin:
Rudy Gobert'in sayılmayan tam saha şutu ?pic.twitter.com/4LUWmnMQnF
— Do Deka (@dodekabasket) January 17, 2022


