Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka lavdëruar ekipin e tij pasi siguroi një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me një fitore të përgjithshme 1-0 ndaj Sportingut.
Arteta tha: “Është një moment i madh. Të jesh pjesë e atyre katër ekipeve në gjysmëfinale është një punë e shkëlqyer. Është një natë e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur për të gjithë. Po bëjmë hapa që nuk janë bërë në këtë klub për 140 vjet [gjysmëfinale radhazi të Ligës së Kampionëve].”
Ai shtoi: “Vlen të bësh hapin e fundit. Ajo që më pëlqen është bashkimi që lojtarët e bën pas Bournemouth. Kur ulen së bashku, analizojnë, i thonë gjërat ballë për ballë, veprojnë sipas tyre.
“Ne duhet t’i kthejmë këto fjalë në vepra dhe sigurisht që e bëmë këtë sonte.”
/GazetaBlic Sport


