Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se nuk do të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij verën e ardhshme, në vend të kësaj, ai do të kërkojë një raund të ri zgjedhjesh.
“Më vjen keq t’ju them se nuk do të jap dorëheqjen,” tha Florentino në konferencën e tij për shtyp.
“Po thërras zgjedhje për bordin e drejtorëve dhe bordi aktual do të kandidojë për zgjedhje.”
“Ka fushata kundër meje,” thotë Florentino.
“Disa njerëz po përfitojnë nga situata e keqe për të më sulmuar personalisht, mua. Ata po pyesin ‘Ku është Florentino? Ku është ai?”, tha ndër të tjerash presidenti i Real Madridit.
/GazetaBlic Sport


