Sporti

Pllana: Arb Manaj dhe Arbër Hoxha më thanë gjëra pozitive për klubin, kalimi tek Belupo është hap i madh në karrierën time

06/26/2023 17:21
nga:Lorik J

Mbrojtësi i njohur kosovar, Bujar Pllana është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit kroat, Slaven Belupo.

21 vjeçari arriti marrëveshje me klubin kroat për tre vitet e ardhshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Pllana tha se Arbër Hoxha dhe Arb Manaj e bindën atë të kalonte tek skuadra kroate.

“Jam shumë i lumtur që mbërrita në Slaven Belupo. Miqtë e mi Hoxha dhe Manaj më kanë thënë vetëm gjëra pozitive për klubin dhe qytetin, kështu që vendimi nuk ishte i vështirë. Për mua, ardhja në Slaven dhe ligën kroate është një hap i madh përpara në karrierën time dhe i pres me padurim ndeshjet. Sa i përket lojës, më pëlqen të jem agresiv dhe më pëlqen loja në duel dhe më e rëndësishmja është të ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet e dëshiruara me lojërat e mia”, tha Pllana për faqen zyrtare të klubit kroat.

/GazetaBlic Sport