Lajme

Plagosje në qytetin e Prizrenit

05/26/2021 10:54
nga:Q R

Si pasojë e një mosmarrëveshjeje një person e ka qëlluar viktimën mashkull me armë zjarri. Ky i fundit ka pranuar trajtim mjekesor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Prizren, 25.05.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja dhe një kaçavidë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ibrahimi: Shëndeti është prioritet, por duhet menduar edhe për shëndetin ekonomik – Heqja e orës policore, kërkesa kryesore!