Një person është plagosur sot me armë zjarri në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha se informatën për plagosjen e kanë pranuar rreth orës 06:00.


