Lajme

Plagosja e sekretarit të PD-së, Rama: Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt, Basha të bashkohet me mua

04/19/2021 22:50
nga:V R

Duke i çuar një mesazh kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes në Kavajë dhe çuarjen në pranga të autorit.

Kreu i qeverisë ka dënuar ngjarjen, ndërsa e ka cilësuar të patolerueshme.

Në një reagim në Twitter, Rama tha se Basha duhet të bashkohet me të për të mbështetur drejtësinë, ndërsa shtoi se Meta duhet të ndalë fushatën idioteske të tensionimit.

Reagimi i Kryeministrit Rama:

Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!tch

LEXO EDHE:

Gjermani, ndizet beteja për postin e kancelarit të ardhshëm