Një person në Vushtrri ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është goditur me thikë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për GazetaBlic, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
“Në orët e mesditës të së premtes në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale lëndim i rëndë trupor.
Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjetë i mprehtë (thikë), ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me çrast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (thikë). Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha ndër të tjera Zahiti për GazetaBlic.
LEXO EDHE:
Prekëse: Foshnja 1 vjeçare humb jetën nga Covid-19 në Prishtinë