Lajme

Plagoset një femër në Vushtrri, dërgohet për trajtim në QKUK

07/14/2021 09:44
nga:Y I

Një femër është plagosur pasditen e së martës në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë, ajo ishte duke hipur në autopjet kur u godit nga një predhë e armës.

Deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

“Vushtrri 13.07.2021-15:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është duke u trajtuar në QKUK , pasi që e njëjta derisa ka qen duke hipur në një automjet, dyshohet se është goditur nga një predhë e armës. Nuk raportohet për të dyshuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”

Dalin detaje të reja nga vrasje e rëndë e ndodhur në Viti