Lajme

Plagoset me thikë i riu në Shkodër

03/08/2023 12:14
nga:Y I

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Rus në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tregut.

Mësohet se pas një sherri mes dy personash, njëri ka nxjerre thikën duke e qëlluar në bark tjetrin.

Për pasoje, ai ka marre plage të rënda dhe është kërkuar menjëherë ndërhyrja e ambulancës.

Ai është transportuar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Shkodrës. Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen.