Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

07/23/2026 17:24
nga:Y I

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së enjtes në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti konfirmoi se në ‘kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje’.

“Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit.Personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor.Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje.Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent” deklaroi Zahiti për “Gazeta Blic”.