Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Skenderaj

05/31/2023 22:25
nga:G C

Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj të mërkurën në mbrëmje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se një i dyshuar për këtë rast është arrestuar të cilit i është sekuestruar një pistoletë.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.