Lajme

Plaçkiten 40 mijë euro të Postës, U.D kryeshefja e pranon që paratë u bartën pa sigurim

11/06/2021 18:21
nga:M K

Shoqata Sindikale e Postës së Kosovës ka alamruar për një sërë skandalesh, Ushtruesen e Detyrës së Kryeshefës së Postës, Fakete Kadiun dhe bordit drejtues.

Përmes një korrespodence që e ka siguruar Albanian Post, Sindikata i kërkon U.D kryeshefes Kadiu, që të merret më seriozisht me plaçkitjen e 40 mijë eurove që ka ndodhur në këtë ndërmarrje publike, e që kishin qenë të dedikuara për asistenca sociale.

Sindikata është shumë e indinjuar me mos veprimet e U.D kryeshefes, në lidhje me parregullësit që po ndodhin në Postën e Kosovës, thuhet në shkresën që ka siguruar AP.

“Me anë të kësaj shkrese shprehim paknaqësinë tonë lidhur me mosveprimet dhe veprimet tuaja dhe një pjese të menaxhmentit në dëm të kompanisë që ju menaxhoni. Përveç shumë vërejtjeve dhe paknaqësive që kemi, dhe kemi shprehur edhe më herët, në këtë shkresë po i referohemi rastit të plaçkitjes së afër 40 mijë eurove të dedikuara për asistenca sociale”.

“Jemi shumë të indinjuar me indiferencën tuaj dhe mosveprimin tuaj me rastin e humbjes së 40 mijë eurove”, thuhet në shkresën e Sindikatës.

Sindikata i kërkon U.D kryeshefes, që punëtorët e Postës të mos lejoheni të bartin shuma të mëdha, për shkak se iu rrezikohet jeta nga plaçkitjet e mundëshme.

U.D kryeshefja njoftohet se përkundër që kishte ndodhur plaçkitja, punëtorët e Postë sërish vazhdojnë t’i shpërndajnë mjetet e asistencës sociale.

“A e dini se U.D drejtoresha e Operativës znj.Saranda Ademi i ka obliguar parpë edhe muajin nëntor punonjësit e njëjtë të dalin në shpërndarje të asistencës sociale”.

Këto veprime po konsiderohen të dëmshme për interesin e Postës, thuhet në shkresën e Sindikatës.

Heqja e GPRS-ve nga veturat zyrtare nga Drejtoria e Kontrollës së Brendshme, po kosndierohet si arsye që ka çuar deri te plaçkitja, sipas Sindikatës.

“Deri më tani Drejtoria e Kontrollës së Brendshme ka monitoruar veturat zyrtare përmes GPRS dhe në momentin që kjo e drejtë u është marrë padrejtësisht, pasoj rasti i plaçkitjes. Këtë detyrë që e keni bart te Drejtoria e Operativës (gjithmonë me kërkesë të znj.Saranda Ademi) a është kryer si duhet?”, pyesin Sindikata U.D kryeshefen.

Në të gjitha rastet e menaxhimit të Postës, Sindikata e akuzon Kadiun se ka dështuar.

“Jemi shumë të indinjuar me indiferencën tuaj dhe me mosveprimin tuaj me rastin e humbjes së 40 mijë eurove të cilat janë fituar me djersën tonë. Nu keni ndërmarr asnjë veprim për të kontestuar përgjegjësinë e secilit që ka dështuar në kryerjen e detyrave. Kjo është e kuptueshme sepse përgjegjësi kryesor për këtë jeni Ju”.

“Jeni në dijeni se Kryeshefi Ekzekutiv menaxhon të gjitha punët ditore në çështjet operative dhe ka përgjegjësi për funskionimin normal të procesit të punës, të siguron që janë të vendosura kontrollet efikase të zbulimit, kontrollet e brendshme dhe sistemin e menazhimit të informatave, siguron që ndërmarrja mban standarde të larta të etikës dhe përgjegjësive shoqërore në pajtim me këtë Kod. Në të gjitha rastet e lartëpërmendura Ju keni dështuar”, thuhet në shkresën e Sindikatës drejtuar U.D kryeshefes.

Fakete Kadiu akuzohet nga Sindikata për shumë dështime në menaxhimin e njërës nga ndërmarrjet publike më të mëdha në Kosovë.

Se janë plaçkitur 40 mijë euro nga Posta e pranon edhe U.D kryeshefja.

E, çka mund të konsiderohet edhe më skandaloze, është se paratë e Postës janë bartuar pa ndonjë kompani të specializuar për këtë punë dhe pa prezencën e Policisë së Kosovës.

“Plaçkitja ka ndodhur, masat që kemi mundur t’i ndërmarrim unë dhe bordi kanë qenë që kemi kërkuar mbështetjen e Policisë në sigurim të transportit të mjeteve. Kemi inicuar menjëherë procedurat për zotimin e buxhetit për sigurime të operatorëve të licencuar për bartjen e mjeteve dhe kemi inicuar procedurat e prokurimit, meqenëse ky aktivitet nuk ka qenë i paprapar për vitin 2021 dhe ne e kemi trashigurar atë buxhet”.

“Në ndërkohë Policia është duke u merr me rastin, ne kemi kërkuar edhe informata që ku qëndron hetimi i rastit, por nuk kemi ndonjë përgjigje konkrete”, ka thënë Kadiu për Albanian Post.

U.D kryeshefja e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu
Kadiu ka thënë se akuzat e Sindikatës nuk qëndrojnë se Petrit Karakashi është i dënuar për keqpërdorim për shumë të mëdha.

“Nuk qëndrojnë ato fakte, nëse i posedoj ato fakte, unë i kisha rekomanduar t’i drejtojmë organeve relevante”.

E për akuzat e bordit, ajo ka thënë se nuk qëndrojnë dhe është e pastër t’iu del përballë.

“Asnjë fakt nuk e kanë sindikata, jam e pastër t’iu dal përball”, ka thënë ajo.