Ka nisur seanca e parë ndaj Pjetër Shalës, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte gjatë vitit 1999.
Derisa pikat e aktakuzës të lexuara nga Prokuroria i ka quajtur si “qesharake”, Shala në deklaratën e tij ka thënë që është “plotësisht i pafajshëm”.
“Unë nuk e ndjej veten që kam bërë ndonjë krim, përpos që kam mbrojtur atdheun dhe popullin tim dhe jam plotësisht i pafajshëm”, u shpreh ai.
Fillon paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Hagë