Sporti

Pique flet për të ardhmen e Messit: Ai është i lumtur sërish

04/22/2021 16:50
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për të ardhmen e shokut të tij të skuadrës, Lionel Messi, të cilit i skadon kontrata me Barcelonën më 30 qershor.

Pique tha se Messi është përsëri i lumtur tek Barcelona dhe kjo është ajo se çfarë i duhet atij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë nuk mund t’ju them se çfarë do të ndodhë, por unë besoj se në muajt e fundit ne e kemi parë atë të lumtur dhe të kënaqur përsëri. Kjo është e rëndësishme sepse Messi përcjell emocionet e tij në ekip, duke qenë gjithashtu kapiten. Barça po shkon shumë mirë dhe shumë merita i takon Leo”, tha fillimisht Pique.

“Ne që e njohim mirë do ta mbështesim atë çfarëdo vendimi që të marrë. Messi na ka dhënë kaq shumë, mbase ai është më i miri në histori. Unë vetëm mund të falënderoj atë, siç e kam bërë personalisht kaq shumë herë. Ne do të përpiqemi të sigurohemi që ai të mbetet me ne sa më shumë që të jetë e mundur “, tha Pique për Movistar +.

/GazetaBlic Sport