Sporti

Piolit i kthehet buzëqeshja: Duhen më shumë fitore, derbi i Italisë shpresoj të përfundojë pa fitues

11/26/2023 10:48
nga:E K

Stefano Pioli buzëqesh me rikthimin e Milanit te fitorja pas një “thatësire” prej katër ndeshjesh:

“Ne bëmë një paraqitje të mirë, edhe pse nuk ishte jo më e shkëlqyera nga pikëpamja e ritmit dhe cilësisë. Pjesa e parë ishte e mirë, më pas treguam progres nga pikëpamja mendore, duke mos u dorëzuar. Punuam si ekip, bëmë gjithçka që duhej. Kjo fitore do të na japë edhe më shumë forcë dhe akoma më shumë besim”.

Pioli nuk dëshiron të dëgjojë për një identitet të zbehur: “Ana psikologjike bën gjithmonë diferencën, edhe stadiumi sot nuk ishte si gjithmonë. Por e përsëris, ne bëmë lojën e duhur. Sot na u desh të kapërcenim një moment të vështirë dhe ende nuk mund të themi se ia dolëm. Do të na duhen më shumë fitore dhe duke rizbuluar vazhdimësinë, futbollin tonë me ritëm dhe intensitet”.

Ndeshja vendimtare e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund do të luhet shumë shpejt, të martën:

“Ndeshja kundër PSG-së na ka dhënë përsëri shpresë, ne luajmë gjithçka kundër Dortmundit. Djemtë tani e dinë se si përgatiten këto ndeshje, çfarë atmosfere do të ketë dhe ç’paraqitje duhet.

Për debutimin historik të Camardas, Pioli theksoi: “Ai është një djalë i mirë dhe ka talent. E meritoi këtë mundësi, ne kemi nevojë për freski. Ai është shumë i ri, por shumë i pjekur. Jemi të gjithë të lumtur”.

Sonte, në mbrëmje, luhet derbi i Italisë … “Duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje për t’u afruar me ata që kemi përballë. Rezultati më i mirë do të ishte një barazim, por varet vetëm nga ajo që bëjmë ne”.